..::7/4::..

MiR sErDhEt
 
ForumPortaliGalleryKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 vjedhje ne polici

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Exp!ress-Riard
Admin
avatar

Numri i postimeve : 335
Join date : 23/05/2009

MesazhTitulli: vjedhje ne polici   Wed Jun 03, 2009 8:29 pm

olicia e Kosovës ka arrestuar tre persona që janë duke u hetuar për involvimin e mundshëm të tyre në vjedhjen e rëndë që ka ndodhur më 25 prill të këtij viti në Dhomën e Dëshmive në Polici – kur janë vjedhur 47 kilogramë heroinë dhe më shumë se 3 milionë euro, në valuta të ndryshme.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë së Kosovës, me datën 2 qershor, rreth orës 20:15, Departamenti kundër Krimeve i PK-së ka realizuar një operacion në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ku janë arrestuar tre persona meshkuj, kurse dy femra janë shoqëruar në polici.

Arrestimi është bërë me dyshimin e bazuar se, këta persona janë të involvuar në aktivitete kriminale – mes të cilave dhe për vjedhjen e rëndë në Dhomën e Dëshmive në Polici.

Në momentin e arrestimit, siç theksohet në komunikatë – njëri nga të dyshuarit kishte dokumente me identitet të rrejshëm dhe të falsifikuar dhe i njëjti ka tentuar të arratiset nga pika kufitare në kohën kur ishte duke kaluar kufirin, mirëpo policia kishte arritur ta arrestojë.

Ndërkohë, janë arrestuar edhe dy meshkuj tjerë të cilit kishin identitet të rrejshëm, si dhe janë shoqëruar edhe dy femrat që ishin së bashku në automjet.

Në lokacionet e personave të arrestuar, është kryer kontrollimi i shtëpive, ku është konfiskuar një armë automatike AK-47, një maskë dhe dëshmi tjera.

Nga tre të arrestuarit, dy prej tyre kishin urdhër arrest të më hershëm për vepër penale, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Për përgjegjësi administrative në këtë rast deri më tani janë suspenduar pesë zyrtarë policorë, përfshirë shefin e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, nënkolonel Fatos Haziri dhe zëvendësin e tij, major Haxhi Krasniqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://expries.super-forum.net
 
vjedhje ne polici
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
..::7/4::..  :: Lajme-
Kërce tek: